×
  • Sport
  • Sport

    Me një lojtar më pak në fushë, Barcelona fiton me përmbysje kundër Osasunas

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 23:38

    Barcelona ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë.

    Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore me përmbysje kundër Osasunas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

    Barça triumfoi në stadiumin “El Sadar” me rezultatin 1:2, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak nga minuta e 31-të pas përjashtimit të Robert Lewandowskit me kartonin e dytë të verdhë.

    Vendasit kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga David Garcia, në minutën e gjashtë.

    Por, katalunasit ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Pedri barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 48-të, kurse golin e fitores e realizoi Raphinha, në minutën e 85-të.

    Barcelona pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe pozicionohet e para në tabelë, me 5 pikë më shumë se Real Madridi. “Los Blancos” ndeshjen e kësaj jave e luajnë më 10 nëntor, kundër Cadizit.

    Osasuna me 23 pikë renditet e gjashta. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!