×
  • Sport
  • Sport

    Më pak se dy muaj nga super meçi Joshua – Ruiz, stadiumi vetëm sa ka filluar të ndërtohet

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 8:02

    Ka filluar stadiumi 15.000 vendesh i cili do të pres revanshin në mes të Anthony Joshua dhe Andi Ruis Jr, që zhvillohet në Arabinë Saudite pas vetëm tetë javësh.


    Peshat e rënda do të jenë përballë njëri tjetrit me 7 dhjetor të këtij viti në një “stadium” të tipit Gladiator në një impiant të përkohshëm në Diriyah.

    Diriyah Arena është duke u ndërtuar posaçërisht për të pritur revanshin e kategorisë së rëndë dhe puna tashmë ka filluar në ndërtimin e saj me pak nën dy muaj për të shkuar deri në mbrëmjen e luftës.

    Tribunat do të montohen dhe tashmë themelet janë hedhur, ku sipërmarrësi ka më pak se 52 ditë kohë deri në përfundim.

    Gjithashtu janë shfaqur pamje të modelit se si do të duket ky vend, që do të ketë kapacitet prej 15.000 vendesh.

    Ai do të jetë në “qiell të hapur” dhe me tribuna në tri anët derisa në njërën anë do të jenë “tendat” VIP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!