Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, ka arritur edhe një fitore.
Ai e ka mposhtur kundërshtarin e tij Ajubi, me knock-out.
Lufta u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.
E pas fitores, boksieri shqiptar e ka vendosur plisin në kokë.
Siç shihet në pamje, ai në pjesën e majtë të gjoksit e ka tattoo shqiponjën “dykrenare”, simbol i identitetit kombëtar.
Shkodrani, deri më tani ka nëntë lufta të zhvilluar, dhe nga to të gjitha i ka të fituara.
Më herët shqiptari kishte pasur një meç edhe me një boksier serb, të cilin e kishte hedhur në dysheme
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.