Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport 24”, duke ofruar detaje nga më të ndryshmet, mirëpo ka folur edhe për një detaj tejet interesant.
Qendërmbrojtësi u përqendrua veçanërisht në deklaratat e trajnerit Massimiliano Allegri, të bëra për të gjatë konferencës prezantuese mbi heqjen e shiritit si zv.kapitenit.
Bonucci ka thënë se ai ka qeshë me deklaratën e Allegrit, pasi nganjëherë ai di të bëjë shaka të tilla.
“Unë qesha me të, sepse trajneri shpesh bën shaka të këtij lloji. Ajo që më intereson mua është të flas me fakte në fushë. Edhe sepse, siç thotë shpesh Allegri, thashethemet të bëjnë me erë”, ka thënë fillimisht mbrojtësi italian.
“E di se çfarë mund të jap në fushë dhe në dhomat e zhveshjes për staturën që kam. Jam një nga udhëheqësit e Juventusit, qëllimi im është të mendoj vetëm për fushën”.
“Trajneri e di se gjithmonë mund të bazohet tek unë, pavarësisht nëse do të jem zv.kapiten apo jo. Atë që duhet të bëj në dhomat e zhveshjes dhe në fushë e di mjaft mirë”, ka shtuar më tej Bonucci.
Allegri njihet si një trajner tejet i rreptë dhe nuk merr parasysh emrat e lojtarëve, duke kërkuar më të mirën nga të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.