×
  • Sport
  • Sport

    Me ujë, me rrymë edhe me gjermanë nuk luhet: Bayerni po ia bën bajat futbollin Barçës

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 21:45

    Bayern Munich është duke e deklasuar Barcelonën me rezultat 4-1 pas vetëm 45 minutave lojë


    Skuadra gjermane u tregua superiore në pjesën e parë kundër Barcelonës së Leo Messit ku shënoi 4 gola në portën e Ter Stegen dhe një në të tyren, shkruan Reporteri.net

    Muller kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 4-të, para se Alaba të shënonte autogol në minutën e 7-të për ta barazuar rezultatin në 1-1.

    Më pas erdhën golat e Perisic 22′, Gnabry 28′ dhe përsëri Muller 31′ për rezultatin 4-1 në të mirë të Bayernit.

    Bayerni kështu me një këmbë është në gjysmëfinale, por duhet pritur edhe 45 minuta tjerë ku Barçën do ta shpëtonte vetëm ndonjë mrekulli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!