×
  • Sport
  • Sport

    Meçi i madh i boksit mes Fury dhe Usyk raportohet se do të zhvillohet më 29 prill

    Reporteri
    11 Mars 2023 | 10:50

    Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshat e rënda pranoi mbrëmë të gjitha kushtet e vendosura nga kundërshtari i tij, Tyson Fury.

    Përmes një video në rrjetet sociale, Usyk tha “Le të luftojmë”, dhe pranoi ofertën e boksierit nga Britania e Madhe, 70 me 30 të fitimeve.

    Tashmë ka filluar të mendohet edhe për datën e këtij meçi. Jo zyrtarisht, kjo luftë është parapartë të zhvillohet në stadiumin e madh në Londër, “Wembley” me datën 29 prill (e shtunë).

    Usyk është kampion bote, pasi mposhti dy herë kundërshtarin e tij nga Britania, Anthony Joshua. Kurse, Tyson Fury meçin e tij të fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar, kundër Derek Chisora – ku fitoi me nokaut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!