×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Medalisti olimpik që e afirmoi karatenë kosovare i bashkohet ushtrisë ukrainase

    Reporteri
    01 Mars 2022 | 0:25

    Medalisti olimpik dhe një ndër karateistët më të mirë botëror, ukrainasi Stanislav Horuna, i përgjigjet thirrjes për mbrojtjen e vendit të vet nga agresioni rus.

    Ai kështu e ndjek rrugën e shumë sportistëve elitarë, si vëllezërit Klitschko, Oleksandr Usyk etj.

    Këtë e ka njoftuar ish-kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi.

    “Horuna është mik i madh i yni i cili e pat nderuar karatenë tonë me dy pjesëmarrje ne turneun “Top 10″ i mbajtur në Prishtinë në vitin 2013 dhe 2014 të cilin edhe e pat fituar. Erdhi në Prishtinë edhe pse nuk ishim të pranuar në Federatën Boterore dhe ate evropiane, duke rrezikuar të sankcionohet për pjesëmarrje. Padyshim pjesëmarrja e tij tej mase e afirmoj karatene dhe shtetin e Kosovës.Ne lutemi për Ukrainën dhe besojmë se do të del fituese në betejë me agresorin rus”, shkroi ndër tjera Arifi në profilin e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!