×
  • Sport
  • Sport

    Mediat maqedonase zbulojnë formacionin e Përfaqësueses së tyre, startojnë katër shqiptarë

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 21:48

    Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen të enjten për të kërkuar kalimin tutje në finale e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar


    Për t’i mposhtur “Dardanët”, maqedonasit kanë ftuar edhe disa shqiptare, disa prej të cilëve do të nisin ndeshjen nga formacioni bazë, shkruan Reporteri.net.

    Mediat maqedonase tashmë kanë publikuar disa informacione se sim und të duket formacioni i tyre për këtë ndeshje, teksa kanë paraparë Musliun, Ademin, Alioskin dhe Bardhin të startojnë nga minuta e parë.

    Formacioni i Igor Angelovski do të jetë ai i zakonshmi 4-2-3-1 me Dimitrievskin në portë, pastaj me Ristovskin, Velkovskin, Musliun dhe Ristevskin në mbrojtje.

    Mesfusha do të jetë e përbërë nga Ademi dhe Spirovski.

    Në pjesën ofensive do të jenë Alioski, Trichkovski dhe Bardhi, ndërsa në sulm Pandev./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!