Matthijs de Ligt ishte shpresa e madhe e Juventusit në merkaton e verës, por mbrojtësi nuk ka bindur. Holandezi ka qenë i kritikuar në sezonin e tij të parë me kampionët e Italisë.
Mediet italiane kanë zbuluar së fundmi se ai ka bërë një udhëtim surprizë drejt Holandës.
Matthijs de Ligt u largua së bashku me të dashurën e tij dhe qenin drejt Amsterdamit.
E papritur si lëvizje, pasi futbollistët duhet të kthehen brenda javës.
Juventusi ka tashmë 9 futbollistë që nuk janë kthyer duke filluar me Ronaldon, Douglas Costan, Alex Sandron, Higuain, Khedira, Rabiot, Szczesny dhe së fundmi De Ligt.
Të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë të tjera në karantinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.