Është një nga të preferuarit e Antonio Contes për krahun e majtë të mesfushës, por spanjolli Marcos Alonso duket se ka vendosur të rikthehet në atdheun e tij, pasi mediat iberike raportojnë se ka arritur marrëveshjen me Atleticon e Madridit.
I përfunduar jashtë planeve të Chelseat, për shkak të një zënke me trajnerin Lampard, Alonos nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 3 muajt e fundit dhe ishte në pritje të hapjes së merkatos për t’u larguar nga Londra.
Sipas mediave spanjolle, marrëveshja mes Atleticos së Madridit dhe Chelseat është arritur për një huazim 6-mujor, ku Los Colchoneros kanë marrë përsipër të paguajnë gjysmën e pagës së Alonsos dhe kanë ruajtur të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.
Marcos Alonso është rritur në akademinë e Realit të Madridit dhe më pas ka veshur fanellat e skuadrave si Bolton, Fiorentina, Sunderland e Chelsea, ndërsa më këta të fundit ka arritur fitojë edhe titullin kampion në Angli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.