×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi amerikan jehonë dy medaljeve të fituara nga Kosova në Lojërat Olimpike, në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën

    Reporteri
    08 Gusht 2024 | 10:11

    Kosova arriti suksesshëm të garojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    E përfaqësuar nga vetëm nëntë sportistë, Kosova rrëmbeu dy medalje në këtë Olimpiadë.

    E këto dy medalje e bëjnë Kosovën në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.

    Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

    Dy vendet tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!