Javë më parë është raportuar se ka patur plasaritje të mardhënieve ndërmjet Neymar dhe PSG, për çka është raportuar se do të largohet në afatin e verës nga skuadra e Parisit, përcjell Reporteri.net.
Megjithatë, përkundër këtyre lajmeve sulmuesi brazilian duket se do të qëndrojë në PSG përtej këtij sezoni.
Angazhimi i 30-vjeçarit është vënë në pikëpyetje gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në Parc des Princes, pasi ai tashmë i ka kushtuar klubit afër 500 milionë euro së bashku me çmimin e transferimit.
Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të mbetet në Parc des Princes dhe jo të transferohet diku tjetër.
Gazeta franceze është ajo L’Equipe e cila konfirmon se Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain përtej fundit të sezonit aktual.
Neymar ka ende tre vjet në kontratën e tij dhe PSG nuk pret që ndonjë kërkues i mundshëm do të jetë në gjendje ta përballojë atë këtë verë.
E, Neymar ka gjetur formën këtë sezon dhe ndeshja e fundit vulosi atë me një het-trik ndaj Clermont.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.