×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi malazez: Kosova sikur Anglia

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 9:19

    Fitorja dominuese e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi ka marrë vëmendjen e shumicën e medieve ndërkombëtare.


    Triumfi i “Dardanëve” në një ndeshje të shkëlqyer i ka rënë edhe medieve malazeze, që e ka çuar në qiellin e shtatë kombëtaren tonë.

    Kosova përveç se dominoi në rezultat, zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme duke mos lejuar kundërshtarin në asnjë moment të ishte i rrezikshëm, shkruan lajmi.net.

    Kjo i ka bërë përshtypje mediumit ‘Vijesti’ që e ka krahasuar skuadrën e Challandes me atë të Anglisë.

    “Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.

    Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A të cilat do vendosin edhe fatin e kualifikimit për Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!