×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi turk ngatërron Lirimin Kastratin e Bolognas me atë të Dinamos

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 13:13

    Kosova ka shumë yje e në mesin e tyre ka edhe dy futbollistë me emrin Lirim Kastrati, njëri në pozitën e sulmuesit ndërsa tjetri në pozitën e mbrojtësit anësor.


    Dy Lirimat shpesh herë kanë luajtur në të njëjtin formacion, dhe kjo ka qenë problem të identifikohet, sidomos nga mediumet e huaja.

    Portali turk, “Akit” ka bërë një shkrim për sulmuesin nga Hogoshti që po kërkohet nga klubi turk, Rizespor.

    Por ata në vend të tij, e kanë vendosur fotografinë e mbrojtësit të Bolognas.

    Dy Lirimat janë të lindur në vitin 1999 dhe kanë vetëm një muaj ndërmjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!