×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi zviceran Sport: Kololli ka nënshkruar me Shimizu S-Pulse për dy vite

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 14:28

    Mesa duket, sulmuesi i Kosovës, Benjamin Kololli nuk është më pa skuadër.


    Pas largimit nga FC Zurich, sulmuesi që përshtatet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ka vendosur të transferohet në Japoni, shkruan lajmi.net.

    Mediumi zviceran Sport, ka raportuar se 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin japonez, Shimizu S-Pulse për dy vite.

    Kjo për Kolollin do jetë aventura e parë internacionale, ngase gjithmonë ka luajtur në Zvicër.

    Mbetet të shihet pasi të bëhet zyrtare, nëse Kololli do ftohet nga Bernard Challandes, ngase liga japoneze nuk është në nivel shumë të madh në krahasim me ligat evropiane

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!