×
  • Sport
  • Sport

    Menaxheri i Joshuas zbulon detaje shokuese: Ai nuk mban mend asgjë prej nokautit të raundit të tretë

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 13:32

    Humbja e Anthony Joshuas nga meksikani Andy Ruiz ka qenë njëra ndër surprizat më interesante në botën e boksit.


    Ruiz nokautoi Joshuan plotë 4 herë deri në momentin që gjyqtari i ndeshjes ndërpreu meçin për shkak se pa anglezin që nuk ishte i aftë të vazhdonte më tepër, shkruan Reporteri.net

    Vetëm një javë më vonë, menaxheri i britanikut, Eddie Hearn ka zbuluar në një intervistë detaje shokuese rreth meçit që qoi peshë mediat kudo në botë.

    Hearn ka zbuluar se Joshuas i kujtohet shumë pak nga raundi i tretë gjatë humbjes ndaj Andy Ruizit.

    Mjekët nuk na treguan neve asgjë. Atij nuk i kujtohet asgjë prej raundit të tretë”, ka thënë Hearn.

    “Në fakt, ai ka marrur gjëra pozitive prej faktit se arriti të vazhdojë edhe 4 raunde të tjera pas asaj, pasi ai tha se ndjenjat e tij nuk ishin aty”, ka zbuluar menaxheri i tij.

    Joshua dhe ekipi i tij këtë javë kanë shfrytëzuar të drejtën për ta aktivizuar klauzolën e rimeçit që ishte në kontratën e luftës, e cila ishte e vendosur të zhvillohej në dimër, me gjasa në Angli.

    Hearn poashtu beson se anglezi kishte shumë vetëbesim, gjë që i kushtoi atij në humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.

    Ai ka nënvizuar se Joshua kishte shumë vetëbesim dhe se kjo është humbja më e madhe e tij, por është në dorën e tij tani të reagojë dhe të rikthehet në krye./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!