×
  • Sport
  • Sport

    Menaxheri i Joshuas zbulon: Për shkak që është dueli i jetës për të, do të mbahet në këtë vend

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 17:34

    Anthony Joshua nuk po mundet assesi ta kapërdijë humbjen nga Andy Ruiz, gjë që i kushtoi me humbjen e titujve botërorë.


    Ai pritet ta finalizojë marrëveshjen për rimeç me Ruizin javën e ardhshme, me Madison Square Garden në New York dhe një numër i madh i vendeve në Britani që janë duke u marrë në konsideratë, shkruan Reporteri.net

    Menaxheri i Joshuas, Eddie Hearn ka aktivizuar klauzolën e rimeçit të menjëhershëm, i cili do të mbahet ose në nëntor ose në dhjetor.

    Hearn ka zbuluar se Joshua dëshiron ta rishkruajë historinë aty ku i humbi titujt, në Madison Square Garden të New Yorkut.

    “Ne kemi pasur oferta nga 5 vende për ta mbajtur luftën. Për mua është një vendim i prerë ndërmjet Anglisë dhe Amerikës.

    “Në Angli ne jemi duke biseduar për Cardiff, Wembley, Tottenham, ndërsa në Amerikë kemi pasur disa oferta, por preferencat tona janë në Madison Square Garden.

    “Anthony e ndjen se do të ishte diçka e veçantë ta rishkruajmë historinë dhe ta marrim fitoren në Madison Square Garden”, ka thënë Hearn.

    Kujtojmë që boksieri meksikan, Andy Ruiz shkaktoi njërën ndër befasitë më të mëdha në historinë e boksit botërorë, duke ia rrëmbyer Joshuas titujt e IBF, WBO dhe WBA./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!