×
  • Sport
  • Sport

    Mentalitet kampioni: Ismet Munishi i përcjell me GPS stërvitjet individuale që i bëjnë lojtarët e Ballkanit

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 22:24

    Ballkani aktualisht është lider i Superligës së Kosovës, derisa në këtë kohë të pandemisë COVID-19 kampionati është i pezulluar dhe nuk dihet se kur do të rifillojë përsëri.


    Liridon Fetahaj, futbollisti i skuadrës nga Suhareka në një intervistë ekskluzive për ‘Gazeta Sheshi’ ka treguar se Ismet Munishi i përcjell stërvitjet e futbollistëve të tij edhe nga distanca.

    Futbollistët e Ballkanit kanë një program ku trajneri ia dërgon stërvitjet që duhet t’i bëjnë dhe njëkohësisht ai i përcjell live me GPS.

    Ismet Munishi: Në skuadrën time kam lojtar që kushtojnë 30 milionë ...“Pandemia po na shkakton shumë telashe, por shëndeti është në radhë të parë. Ne kemi një program që na ka dërguar trajneri, i cili na përcjell LIVE me GPS stërvitjet të cilat na i cakton çdo ditë. Ai e do shumë futbollin,” ka thënë Fetahaj për Gazeta Sheshi.

    Anësori i Ballkanit ka bërë të ditur se futbollistët komunikojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin edhe pse fizikisht nuk mund të qëndrojnë bashkë shkaku i pandemisë.

    “Ne komunikojmë mes vete, në klub ka marrëdhënie të shkëlqyera mes lojtarëve dhe trajnerëve”.

    Sa i përket pagave, Ballkani nuk ka bërë ndonjë zbritje dhe i ka kryer sot obligimet për futbollistët dhe Fetahaj i është mirënjohës presidentit të klubit.

    “Ka klube të cilat vërtetë kanë probleme dhe shpresoj që t’i ndihmojë dikush, ndërsa për Presidentin tonë e falënderoj edhe unë publikisht sikur Edvin Kuc”.

    Sa i përket asaj se kush duhet të shpallet kampion në rast se kampionati nuk do të mund të zhvillohet Fetahaj dha këtë përgjigje:

    “Ne kemi bërë një rrugëtim të madh deri tani dhe nuk është e drejt të mos jemi kampion në rast se nuk mund të vazhdohet kampionati. Ne jemi me meritë në vendin e parë,” përfundoi Fetahaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!