×
  • Sport
  • Sport

    Mërgim Berisha po shkëlqen te Salzburgu, shumë klube të interesuar për sulmuesin me prejardhje kosovare

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 17:37

    Shkëlqimi i Mërgim Berishës me skuadrën e RB Salzburg në Ligën e Kampionëve kja bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.


    Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane, realizoi dje dy gola në duelin përballë Lokomotivës së Moskës teksa më parë i kishte shënuar po aq gola edhe gjigantëve të Bayern Munich.

    Këto realizime dhe paraqitje fantastike nuk mund të kaloheshin pa u vënë re, andaj edhe kërkimet për të janë shtuar shumë. Në gjigantin mediatik “Transfermarkt”, Berisha është ndër futbollistët më të kërkuar.

    Ai renditet i 8-ti, teksa para tij gjenden emra të mëdhenjë të futbollit botëror si Messi, Mbappe, Ronaldo, Haland, por edhe i ndjeri Diego Armando Maradona.

    Pjesë e listës së më të kërkuarve të ditëve të fundit si për çudi janë edhe bashkëlojtari i tij, Dominik Szoboszlai si dhe debutuesi i Liverpool, Caoimhin Kelleher.

    Kosovari pas vetës le emra të mëdhenjë të futbollit botëror si Eden Hazard dhe Bruno Fernandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!