×
  • Sport
  • Sport

    Mërgim Vojvoda kërkohet nga tri klube të Serie A

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 23:48

    Mërgim Vojvoda është paraqitur si një opsion interesant për skuadrat italiane.


    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, këtë verë mund të ndërrojë skuadër për t’i dhënë fund qëndrimit në Belgjikë, te skuadra e Standard.

    Në Itali raportohet për një interesim të madh nga tri skuadra të njohura.

    Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë vënë sytë nga 25 vjeçari.

    Standardi kërkon 8 milionë euro për shërbimet e Vojvodës, derisa kishte paguar 1.2 milion euro për të në verën e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!