Çdo gjë ka marrë fund për Novak Gjokoviqin, përcjell Reporteri.net.
Tenisti i njohur, përjetoi humbjen e parë në Australian Open në gjashtë vjet, pasi u mund nga Jannik Sinner të premten, raportojnë mediat e huaja.
Tenisti italian tani do të garojë në finale, pasi dominoi tenistin serb duke i dhënë fund ëndrrës së Gjokoviqit për titullin e 11-të.
Gjokoviq njihet si ultranacionalist serb dhe shpesh ka dhënë mesazhe provokuese për Kosovën.
Sinneri tani ka shansin që ta fitojë titullin e tij të parë Grand Slam.
“Ka një mbret të ri në Melburn!”, u tha për të.
Sinner po lulëzon nën drejtimin e super-trajnerit australian Darren Cahill, i cili udhëhoqi Lleyton Hewitt, Andre Agassi dhe Simona Halep në krye të renditjes./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.