Klubi Futbollistik “Tirana” përmes një konference për shtyp zyrtarizoi transferimin e Taulant Seferit.
Pas disa ditëve me dilema të mëdha, më në fund Tirana arriti që të rregullonte punën me UEFA-në dhe të zyrtarizoj transferimin e futbollistit të kombëtares.
Ai vie tek Tirana si i huazuar nga zviceranet e Young Boys.
Në prezantimin e Seferit ishte prezent edhe presidenti i skuadrës, Refik Halili.
“Merkatoja është e hapur, neve nxitojmë për të bërë më të mirën sa më shpejt. Merkatoja është për të mirën e klubit tonë. Ne nuk jemi dakord të rijmë në këtë gjendje ku jemi tani. Nxitojmë të bëjmë një merkato të shpejt. Në ditët në vazhdim do iu prezantojmë edhe blerjet e tjera. Kjo bëhet për klubin tonë, për të kënaqur tifozët tanë, për këtë situatë të keqe që po kalon globin”, tha ndër të tjera Halili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.