Organizata e Gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) ka dhuruar një përditësim për gjyqtarin David Coote pasi bën të ditur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e këtij vikendi në elitën e futbollit anglez.
Javën e kaluar, PGMOL nisi një hetim për një video të shpërndarë në rrjetet sociale, aty ku shihej gjyqtari Coote duke përdorur një fjalor banal ndaj Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit.
Coote më pas ishte suspenduar nga PGMOL përmes një njoftimi zyrtar të cilin e kishin publikuar në rrjetet sociale.
“David Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në përfundimin e një hetimi të plotë”.
“PGMOL nuk do të bëjë ndonjë koment shtesë deri sa të përfundojë ky proces”, thuhej në njoftimin e tyre.
Të martën, pak ditë para rikthimit në aksion të Ligës Premier, është konfirmuar se Coote nuk do të ndajë drejtësinë në ndonjërën prej këtyre ndeshjeve, teksa mbetet ende i suspenduar mes hetimeve të vazhdueshme që po kryhen ndaj tij.
Sam Barrot është emëruar si gjyqtari kryesor për ndeshjen që Liverpooli do të luajë në udhëtim ndaj Southamptonit në ‘St. Mary’s Stadium’.
Në ndërkohë, John Brooks do të jetë gjyqtari i ndeshjes më të madhe të vikendit, asaj mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit që do të luhet në ‘Etihad Stadium’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.