×
  • Sport
  • Sport / Zyrtare

    Merret vendimi për ndeshjen mes Kosovës e Izraelit

    Reporteri
    11 Tetor 2023 | 14:27

    Ndeshja mes Kosovës e Izraelit përfundimisht nuk do të zhvillohet. Kështu ka bërë të ditur sot presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez.

    I pari i futbollit në Izrael ka deklaruar se momentalisht askush nuk e ka mendjen te futbolli dhe presin që UEFA të caktojë një datë tjetër për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila nuk pritet të jetë afër.

    “Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.

    Kosova e Izraeli ishte paraparë të ballafaqohen më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Kosova ndodhet në pozitën e parafundit në Grupin I me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Izraeli ka 11 pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë.

    Ndeshja është shtyrë për shkak të luftës mes Izraelit e Palestinës që ka nisur tash e sa ditë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!