×
  • Sport
  • Sport

    Mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, kështu ka vendosur sot trajneri për Rashicën

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 14:40

    Werder Bremen dhe RB Leipzig luajnë sot ndeshjen e fundit në kuadër të Bundesligas, në një ndeshje ku fitorja është detyrim për skuadrën e Rashicës.


    Bremen duhet të shënoj fitore patjetër në mënyrë që të shpresojë për një rrëshqitje të kundërshtarëve dhe të siguroj garat europiane, shkruan Reporteri.net

    Ditët e fundit ishte spekuluar për një kalim të mundshëm të yllit vushtrrias në radhët e skuadrës së RB Leipzig, gjë që nuk është se e kanë mohuar totalisht drejtuesit e skuadrës e cila është formuar qe 10 vite.

    Për Leipzigun kjo është një ndeshje sa për formalitet pasi ka siguruar pjesëmarrjen për Ligën e Kampionëve për sezonen e ardhshme.

    Trajneri i Werderit e ka vendosur përsëri në formacionin startues yllin kosovar, i cili ka shpërthyer këtë sezon duke shënuar plot 11 gola e duke dhuruar 6 asiste.

    Ky është formacioni startues i skuadrës së Werderit:

    Ky është formacioni startues i skuadrës së Leipzigut:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!