Ndarja e parakohëshme nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona ka prekur të gjithë botën e futbollit dhe sidomos futbollistët e Napolit.
Një mesazh vërtet shumë prekës El Pibe D’Oros ja ka dedikuar Dries Mertens sulmuesi i Napolit emri i të cilit është vendosur përkrah Maradonës për faktin se belgu arriti ta parakalonte Diegon përsa i përket numrit të golave të shënuar me klubin e kaltër.
“Kur shtatë vite më parë më ofruan të nënshkruaj për Napolin, mendimet e mia menjëherë shkuan në magjinë që pashë të bësh me fanellën blu…Nëse vitet e fundit emri im është vendosur pranë jush, unë kërkoj falje, sepse unë kurrë nuk do të jem në gjendje të jem në lartësinë tuaj. Ajo që ke bërë për qytetin tonë do të mbetet përgjithmonë në histori.Nga nesër veshja e fanellës blu do të jetë një përgjegjësi më e madhe. Lamtumirë idhull, ishte një krenari që ju takova”, shkruan Mertens, sulmuesi i Napolit që parakaloi Maradonën dhe më pas edhe Hamsik për numrin e golave të shënuar, duke u bërë goleadori më i mirë i të gjithë historisë së Napolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.