×
  • Sport
  • Sport

    Mesazhi rrëqethës që Griezmann i la tifozëve të Atleticos

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 23:05

    Antoine Griezmann konfirmoi në një video se ai do të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit.


    Në një video që zgjaste më shumë se dy minuta, francezi ka falënderuar tifozët për përkrahjen e treguar për të gjatë 5 viteve të kaluara në klub, gjithashtu duke shpjeguar vendimin e tij për largim, shkruan Reporteri.net

    “Kanë qenë 5 vite të mrekullueshme, falemnderit shumë për gjithçka. Unë do të iu mbajë juve në zemër”, ka thënë Griezmann në videon që u publikua nga twitteri i Atletico Madridit.

    “Unë dëshiroj t’iu tregoj juve se unë kam marrë vendim që të largohem, të ballafaqohem me gjëra të reja, sfida të reja.

    “Falemnderit shumë nga thellësia e zemrës sime dhe do të shihemi prap”, ka thënë francezi i mërzitur.

    Barcelona janë favoritët për të nënshkruar me francezin pasi janë në negociata me lojtarin dhe janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij prej 120 milionë eurove.

    Edhe dëshira e Griezmann është që t’iu bashkohet ‘Blaugranëve’ pasi edhe një vit më parë kishte shprehur dëshirën për largim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!