×
  • Sport
  • Sport

    Mësohen 3 datat se kur mund të fillojë Serie A

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 11:25

    Klubet e Serisë A, pritet të rinisin stërvitjen në datën 4 maj.


    Lajmi bëhet i ditur nga “Gazzeta dello Sport”, atje ku thujet se 3 opsionet e mundshme për rinisjen e kampionatit janë më 24 maj, 31 maj ose 7 qershor, përcjell GazetaBlic.

    Për ta përfunduar ligën, me 13 javët e mbetura të këtij sezoni, do të duhen gjashtë javë e gjysmë.

    Kësisoj sezoni aktual i Serisë A të mundë të përmbyllet në fillim ose në mes të korrikut. Gjithmonë nëse situata nuk përkeqësohet.

    Për sa i përket rifillimit të stërvitjes, Serie A po planifikon ta ndjekë shembullin e Bundesligës gjermane, fillimisht duke e mbajtur distancën e nevojshme prej 2 metrave mes lojtarëve e pastaj gradualisht duke iu kthyer normalitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!