Shqipëria dhe Kosova do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore më 11 nëntor në Elbasan Arena
Kjo ndeshje do të shërbejë për të dy Kombëtaret që të përgatiten për ndeshjet që do të luajnë në këtë muaj në Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net
Ndeshja Shqipëri – Kosovë do të luhet më 11 nëntor duke filluar nga ora 16:00.
Mediumi nga Shqipëria “PanoromaSport” ka raportuar se në këtë ndeshje, pritet që të ketë gjyqtarë turq që do të vendosin drejtësi duke qenë se është një miqësore zyrtare dhe e njohur nga UEFA.
Ndryshe, Kosova e kishte mposhtur 3-0 Shqipërinë në një miqësore të zhvilluar para dy viteve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.