×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet arsyeja e vdekjes së boksierit të ri kosovar

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 16:03

    Boksieri i Kosovës Ensar Mujota e humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik para dy ditëve. Ai ishte vetëm 15 vjeç.


    Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot nga Federata e Boksit e Kosovës në uebfaqen e vet zyrtare, përmes së cilës shprehu ngushëllime për humbjen e një boksier me perspektiv.Ensari ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtime.

    Në një postim në llogarinë e vet në Facebook, Masar Mujota njofton për vdekjen e Ensarit dhe varrimin e tij, i cili u bë të shtunën në fshatin Monopolc.

    Masari, babai i Ensarit, ka treguar se djali i tij ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik.

    Njoftimi i plotë:

    “Miq, shok dhe dashamir, ju njoftojë se sotë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë djali jonëEnsar Bajrush Mujota!Varrimi bëhet neser më Dt. 16.05.2020 ditë e shtunë në ora 13:00 me namazin e drekes, në varrezat e fshatit Mollopolc!Me pikëllim të thellë familja Mujota!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!