×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 12:27

    Sezoni i ri i Ligës së Kombeve do të fillojë në shtator të këtij viti.


    Kombëtarja e Kosovës pas suksesit të madh në Ligën D, ka fituar promovimin në Ligën C, dhe është në grup të njëjtë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

    ‘Dardanët’ ndeshjen e parë e zhvillojnë më 3 shtator, në udhëtim ndaj Moldavisë, ndërsa tre ditë më vonë, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.

    Më 10 tetor, në ‘Fadil Vokrri’ zbarkon edhe Kombëtarja e Sllovenisë.

    Në raundin e katërt dhe pestë, Kosova udhëton në Greqi dhe Slloveni, ndërsa xhiron e fundit, në Prishtinë pret Moldavinë

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!