Sot është prezantuar një projekt madhor me të cilin synohet që Kosova të bëhet vendi me stadiumin më të bukur në Ballkan.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë prezantuar projektin për të cilin thanë se do të jetë arenë e Dardanëve, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, projekti tani është vetëm në fazën e prezantimit, dhe tek tani do të nisin procedurat e shpalljes së tenderimit dhe ndjekjes së procedurave të tjera.
Reporteri mëson se punët për ndërtimin e këtij stadiumi pritet të nisin në shtator të këtij viti dhe do të përfundojnë, nëse ecet sipas planit të punës, pas dy vitesh punë.
Sidoqoftë, në prezantimin e këtij projekti u pa edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili i duatrokiti stadiumit ku pritet të luajë pas pak kohësh.
Ndryshe, Kosova i zhvillon ndeshjet në Stadiumin e Prishtinës, por ai nuk po përmbush kërkesat e kosovarëve për bileta pasi është i vogël./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.