Nga karantina, të izoluar për shkak të koronavirusit, Marcelo dhe Fabio Cannavaro kanë bashkëbiseduar në Instagram para miliona fansave nëpër botë.
Në mesin e shumë temave që ata prekën, ishte edhe ajo që nuk ka munguar asnjëherë, pyetja se kush është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
“Kush është më mirë, Cristiano apo Messi? Është një pyetje për të mashtruar ata që kanë luajtur futboll. Secili ka gjënë e tij. Përderisa kam stërvitur me Cristiano dhe kam luajtur me të për dhjetë vjet, motivimi që ju jep Cristiano në fushë, gjërat që ai bën, si flet, si ju ndihmon…. Ai është në krye. (Cannavaro thotë: “Mund të jetë që Cristiano është më udhëheqës në këtë aspekt dhe Messi jo edhe shumë, por me topin, Messi nuk mund të ndalet nga askush, kur ai merr topin…”.
Topi i Artë: “Ky Top i Artë…. Ata e kanë ndarë për shumë vite, ndërsa të tjerët ishin pas. Të tjerët nuk mund të konkurrojnë me ata. E keqja e të dyve është se atyre u mungon Kupa e Botës. Nëse njëri arrin të fitojë Kupën e Botës do të ishte…. “, shtoi Marcelo. /Gazeta Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.