Tashmë ka nisur të mbushet salla ku do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, në Paris, që do të nisë nga ora 20:30.
Në mesin e të shumtëve që kanë shkelur në tepihun e kuq, është edhe kandidati numër një për ta rrëmbyer Topin e Artë, Lionel Messi.
Sulmuesi i Barcelonës si gjithmonë, shoqërohej nga bashkëshortja, Antonella dhe djemtë, Thiago e Mateo, derisa me të ishin edhe delegacioni i Barçës, futbollistët De Jong, Griezmann e Ter Stegen.
Raportohet se Messi do të fitojë sonte ‘Topin e Artë’, që do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo kush në histori.
The @FCBarcelona‘s delegation had just arrived with Lionel Messi, @AntoGriezmann and @DeJongFrenkie21 ?✨#ballondor pic.twitter.com/2MN0NkRWYt
— #BallondOr (@francefootball) December 2, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.