×
  • Sport
  • Sport

    Messi drejt largimit, Barcelona duhet t’i paguajë ‘Pleshtit’ 39 milionë euro edhe te skuadra e re

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 11:19

    Prej kohës flitet për një largim të mundshëm të Leo Messit nga Barcelona, dhe kjo e gjitha lidhte me faktin sepse argjentinasi nuk ndihet më i lumtur te katalunasit.


    “Pleshti” tentoi të largohej që në verën e kaluar, por klubi nuk ia lejoi diçka të tillë, duke e bllokuar nëpërmjet kontratës që kishte.

    Megjithatë argjentinasi në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën ku dëshiron të luajë.

    Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku thuhet se Barcelona duhet të paguajë  39 milionë euro deri në vitin 2025 për Messin, për shkak të një marrëveshje të nënshkruar në kontratë.

    “Marca” raporton se në rast se largohet atëherë, ai do të vazhdojë të fitojë për katër vjetët e ardhshëm nga Barcelona për shkak një marrëveshjeje në kontratë, që është përfshirë shumë vite më parë.

    Në fund të këtij sezoni, ylli argjentinas do të arkëtojë 39 milionë euro, që është gjysma e bonusit të tij prej 78 milionë eurove që u ra dakord kur argjentinasi vendosi firmën në rinovimin e kontratës së tij të fundit në vitin 2017.

    Gjysma tjetër e bonusit, zyrtarisht thuhet se do të paguhet me këste, ku Messi do të marrë paratë në tetë pagesa të ndara gjatë katër viteve, që do të vazhdojnë deri në vitin 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!