Lionel Messi duket të jetë tejet i etur për t’u përgatitur sa më parë për sezonin e ri, pasi shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës për të ushtruar të enjten, edhe pse skuadra katalonase e ka ditë pushimi sot.
Superylli argjentinas e ka lënë prapa mosmarrëveshjen me klubin pasi i dështoi largimi nga Camp Nou falas dhe duket plotësisht i përkushtuar për sezonin e ri, transmeton Express.
Messi mungoi një javë në stërvitje, para se të vendoste për të qëndruar në Barcelonë, sepse nuk deshi ta çonte në gjykatë klubin e zemrës.
Ai u kthye në stërvitje individuale të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën stërviti me grupin, në përpjekje për ta kthyer formën fizike.
I etur për ta zënë hapin pas kohës së humbur, Messi po stërvit i vetëm në qendrën stërvitore të klubit këtë të enjte.
Trajneri Ronald Koeman ia dha skuadrës pushim ditën e enjte.
Barça do të kthehet në stërvitje grupore të premten, një ditë para ndeshjes miqësore kundër Gimnastic de Tarragona.
Ka mundësi që Messi të luajë sado pak në atë takim përgatitor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.