×
  • Sport
  • Sport

    Messi e regjistroi një rekord të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës sonte

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 23:31

    Argjentina shënoi fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit fituan kundër Meksikës, në ndeshjen e dytë në Grupin C.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lusail Iconic Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

    Lionel Messi udhëhoqi “Albicelestet” drejt fitores, pasi shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i dytë i shënuar Enzo Fernandez.

    Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi edhe një rekord në Kupën e Botës.

    Përveçse ishte lojtari më i ri në moshë që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të këtij turneu, Messi sonte u bë edhe lojtar më i vjetër që shënon dhe asiston në një ndeshje.

    Si 18-vjeçar e 357 ditë, sulmuesi argjentinas kishte shënuar e asistuar kundër Serbisë, në Kupën e Botës të vitit 2006.

    Kurse, sonte, Messi e regjistroi rekordin si 35-vjeçar e 155 ditë. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!