Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë një rivalitet në fushë që më së shumti është krijuar nga vetë mediat dhe fansat e futbollit se sa nga vetë këta dy
Ylli argjentinas dhe ai portugez kanë dominuar botën e futbollit dekadën e fundit, ku të dy së bashku kanë fituar 10 ‘Topa të Artë’.
Messi në intervistën e fundit ka folur për Ronaldon, ku ka thënë se nuk ka ndonjë problem me të dhe se nuk mund të jenë shok pasi asnjëherë nuk e kanë ndarë së bashku dhomën e zhveshjes.
“Unë gjithmonë kam thënë që nuk kam ndonjë problem me të. Ne mund të mos jemi miq sepse kurrë nuk kemi ndarë një dhomë të zhveshjes, por gjithmonë e shoh atë në ceremoni të çmimeve dhe nuk ka asnjë problem,” ka thënë Messi.
“Ne në fakt kemi folur me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë e fundit,”.
Argjentinasi në fund foli edhe për darkën e përmendur nga CR7 në ceremoninë e fundit.
“Nuk e di nëse do të ketë një darkë sepse nuk e di nëse shtigjet tona do të na takojnë për arsye të dukshme, secili prej nesh ka jetën tonë dhe angazhimet tona. Por padyshim që unë do ta pranoja ftesën,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.