×
  • Sport
  • Sport

    Messi flet për Ronaldon, thotë se nuk e ka shok për këtë arsye

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 10:14

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë një rivalitet në fushë që më së shumti është krijuar nga vetë mediat dhe fansat e futbollit se sa nga vetë këta dy


    Ylli argjentinas dhe ai portugez kanë dominuar botën e futbollit dekadën e fundit, ku të dy së bashku kanë fituar 10 ‘Topa të Artë’.

    Messi në intervistën e fundit ka folur për Ronaldon, ku ka thënë se nuk ka ndonjë problem me të dhe se nuk mund të jenë shok pasi asnjëherë nuk e kanë ndarë së bashku dhomën e zhveshjes.

    Rezultate imazhesh për messi and ronaldo ceremony 2019“Unë gjithmonë kam thënë që nuk kam ndonjë problem me të. Ne mund të mos jemi miq sepse kurrë nuk kemi ndarë një dhomë të zhveshjes, por gjithmonë e shoh atë në ceremoni të çmimeve dhe nuk ka asnjë problem,” ka thënë Messi.

    “Ne në fakt kemi folur me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë e fundit,”.

    Argjentinasi në fund foli edhe për darkën e përmendur nga CR7 në ceremoninë e fundit.

    “Nuk e di nëse do të ketë një darkë sepse nuk e di nëse shtigjet tona do të na takojnë për arsye të dukshme, secili prej nesh ka jetën tonë dhe angazhimet tona. Por padyshim që unë do ta pranoja ftesën,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!