×
  • Sport
  • Sport

    Messi ia del më në fund, Argjentina fiton Copa America

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 8:39

    Argjentina është kampione e “Copa America” për vitin 2021.


    Lionel Messi me shokë kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finale kundër Brazilit, për të shkruar historinë.

    10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

    Ai ka qenë në kritika se nuk po fiton asgjë me Argjentinën, por tani më s’do të ketë të tilla, s’mund të ketë të tilla, për një lojtar që nëse shikon statistikat, mund të thuash se ndoshta i vetëm e fitoi “Copa American”.

    Ai ka shënuar 4 gola ka dhuruar 5 asiste, më shumë se kushdo tjetër dhe në fund, u vlerësua si më i miri i turneut dhe është shpall edhe golashënuesi më i mirë.

    Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!