Pas deklaratave të ashpra pas ndeshjes ndaj Osasunës se nëse Barcelona luan në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Napolit në Champions League do të eliminohet, Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest që më shumë sesa një tjetër pakënaqësi ndaj klubit duket si një sinjal për një largim të mundshëm të tijin që gjatë kësaj vere nga blaugranat.
Së fundmi në profilin e tij zyrtar në Instagram Lionel Messi i ka bërë follow faqes zyrtare të Manchester City-t, një tregues kjo se e ardhmja e yllit argjentinas mund të jetë pikërisht te skuadra e Pe Guardiolas me trajnerin spanjoll që do ta priste krahëhapur Messin.
Me këtë veprim të numrit 10 të Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë edhe tifozët e Citiziens të cilët janë ekzaltuar nga ideja për të parë 6-herë fituesin e Topit të Artë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.