×
  • Sport
  • Sport

    Messi në formë të dobët? Ja se çfarë thotë Suarez

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 15:54

    Luis Suarez verën e fundit, pas gjashtë vitesh qëndrim, u largua nga Barcelona, për t’iu bashkuar Atletico Madridit.


    Aventura tek Atletico ka nisur shumë mirë për uruguaianin, që ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para.

    Pas largimit nga Barcelona, Suarez në ‘Camp Nou’ ka lënë një mik të tij të mirë, Lionel Messin, me të cilin vazhdon të mbajë kontakte.

    “Ne flasim rregullisht me njëri-tjetrin, por nuk flasim më për futboll, por për jetën në përgjithësi, për këto kohë të çuditshme që po jetojmë, ne ndihmojmë shumë njëri tjetrin në aspektin psikologjik”, ka deklaruar Suarez.

    Messi këtë sezon nuk është në nivelin e lartë të lojës së tij, siç jemi mësuar ta shohim në vitet e fundit, por Suarez thotë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, është ende i uritur për suksese.

    “Lëreni të qetë. Ai është 33 vjeç dhe e di se çfarë po bën. Unë ende shoh tek ai të njëjtën uri si në të kaluarën”.

    “Do të më pëlqente që ai të vinte tek Atletico një ditë. Por kjo është vetëm dëshira ime, dhe ai do të vendosë se çfarë është më e mira për të. Nëse Atletico është një opsion, unë do të jem i pari që do të them të gjitha të mirat për të”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!