Tentativa për t’u larguar nga Barcelona, e cila rezultoi e pasuksesshme, nuk e ka cënuar reputacionin e Lionel Messit në klubin “blaugrana”.
Gjashtë herë fitouesi i “Topit të Artë” është votuar nga futbollistët si kapiteni i parë e ekipit, duke rikonfirmuar kështu kredencialet që “ylli” argjentinas kishte edhe para se të dërgonte “burofax”-in e famshëm, për të kërkuar largimin nga Barcelona.
Kriter për përzgjedhjen nuk ka qenë mosha e lojtarëve, por impakti i tyre në dhomat e zhveshjes.
Grupi i plotë i kapitenëve është i njëjtë me atë të sezonit të kaluar. Pas Leo Messit, kapiten i dytë është Sergio Busquets, pastaj Gerard Piqué dhe Sergi Roberto.
Të katër lojtarët që bëjnë pjesë në grupin e kapitenëve vijnë nga La Masia. Për Busquets do të jetë sezoni i tretë radhazi si kapiten i dytë i ekipit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.