×
  • Sport
  • Sport

    Messi rikthehet në Barcelonë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 18:58

    Leo Messi është rikthyer në Barcelonë, por vetëm për disa ditë.


    Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e vjetër në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën

    Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sontme ndaj Brest dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.

    Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalonasve.

    Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!