Lionel Messi ka kritikuar skuadrën e tij pas ndeshjes me Osasunën
Barcelona u mposhtë 2-1 në shtëpi nga Osasuna dhe kështu kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur Real Madridi është shpallur kampion i La Ligës, shkruan Reporteri.net
Messi ka kritikuar skuadrën e tij për mënyrën se si humbën La Ligën këtë edicion.
‘Pleshti’ madje ka thënë se nëse vazhdohet me këtë formë do të humbasin edhe nga Napoli në Ligën e Kampionëve.
“Ne jemi një skuadër e dobët, ata na mposhtin neve me intensitet. Gjithçka shkoi keq që nga janari. Nëse nuk ndryshojmë, ne do të humbim kundër Napolit. Duhet të jemi vet-kritik,” ka thënë Messi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.