×
  • Sport
  • Sport

    Messi-Suarez sërish bashkë? Presidenti i Atleticos lëshon “bombën”

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:23

    Luis Suarez, i larguar mes pakënaqësive nga Barcelona, e nisi në mënyrën më të mire të mundshme aventurën e re te Atletico Madrid duke shënuar një dopietë që në ndeshjen e parë.


    Shumë i kënaqur për afrimin e uruguaianit është shfaqur edhe presidenti i “Los Colchoneros”, Enriko Cereso, i cili ka folur edhe për një ribashkim të mundshëm të Mesit me Suarezin.

    Argjentinasi dhe uruguaiani ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe Cereso nuk ka nguruar ta ftojë 6 herë “Topin e Artë” te Atletiko.

    “Në jetë kur ti do diçka duhet ta marrësh. Nëse Leo kërkon të luajë me Suarezin, unë i them atë që thuhet me shaka ‘Hajde në shtëpi për Krishlindje’. Me dëshirën e madhe gjithçka është e mundur.”, u shpreh presidenti I Atletico Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!