Lionel Messi e ka lënë anash rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldos, duke sugjeruar se ai do t’ia pasonte topin portugezin nëse do të ishin duke luajtur të njëjtën skuadër.
Kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pasur një rivalitet të zjarrtë me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në fushën e lojës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, kur Messi u pyet se a do t’ia pasonte topin portugezit 35-vjeçar nëse do të luanin abshkë, ai e pranoi se do ta bënte këtë eventualisht.
“Ashtu mendoj. Po, do ta bëja, në fund”, tha Messi, në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivon.
Ronaldo, që i mbushi 35 vjeç në shkurt, ka qenë në formë të mirë si golashënues pasi që ka arritur të kontribuojë te bardhezinjtë me 25 gola në 32 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.
Messi i ka shënuar 24 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, mirëpo argjentinasi ka arritur t’i bëjë edhe 16 asiste. Por, ai e ka lavdëruar Ronaldon për paraqitjet e tij të fundit për Juventusin.
“Është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues grabitqar. Atij i pëlqen shumë të shënojë, do të shënojë çdo ditë që luan. Ai ka shumë cilësi të mira si sulmues”, shtoi Messi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.