×
  • Sport
  • Sport

    Michael Jordan dhe mëkati që e pengon të jetë trajner në basketboll

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 13:21

    Unaza e katërt e pushtuar nga LeBron James ka rihapur debatin e vjetër se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.


    Por, Air Jordan vazhdon të mos e komentojë këtë diskutim duke thënë se James është lojtari më i mirë aktualisht dhe mjafton me kaq.

    Shumë ka patur dhe ka diskutime se pse Jordan nuk ka drejtuar asnjëherë ndonjë skuadër basketbolli. Por, Jordan ka disa arsye për këtë.

    “Unë nuk kam durim për të stërvitur. E kam problem të madh të shoh këndvështrimin e lojtarit dhe këndvështrimin e ndeshjes. Nuk mund që t’i kërkoj një basketbollisti që të përqëndrohet në lojë, ngase mënyra se si kam luajtur unë, nuk bazohej në përqëndrim por në emocion dhe liri në lojë.

    E quaj mëkatare që në një ndeshje të kufizoj një basketbollist ngase preferoj që secili të ketë liri në pozicionin e tij. Poashtu, kam një përceptim ndryshe nga lojtarët e rinjë të ditëvë të sotit dhe nuk mund të jem trajner” ka thënë Michael Jordan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!