Mignolet rezulton pozitiv me koronavirus

Portieri belg Simon Mignolet ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mignolet e ka konfirmuar këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.


“Për fat të keq kam rezultuar pozitiv me COVID-19 dje në mëngjes. Pasi kam marrë rezultatet këtë mëngjes unë dhe familja ime jemi karantinuar. Asnjë nga ne nuk ka shfaqur simptomet”, ka thënë Mignolet.

Mignolet është transferuar te FC Brugge verën e vitit të kaluar nga Liverpooli. Ai te Liverpooli kishte qëndruar gjashtë vjet.