Mike Tyson “e ka vënë në gjumë” një peshkaqen gjatë një zhytjeje, ndërsa më pas ka pranuar se ishte tmerruar për vdekje.
Legjenda e boksit e kishte pranuar sfidën nënujore si pjesë e emisionit të Discovery Channel, ‘Shark Week’.
54-vjeçari është vënë përballë peshkaqenit në tri raunde, në duelin e etiketuar si “Tyson vs Jaws”.
Dhe përballja përfundoi me Tysonin që arriti t’i shkaktonte ‘imobilitet tonik’ peshkaqenit – një gjendje e palëvizshmërisë së përkohshme.
Në sfidën e parë, Mike kishte bërë një zhytje në kafaz me peshkaqenët, ndërsa në raundin e dytë ishte në oqeanin e hapur dhe duhej t’i shtynte peshkaqenët nëse afroheshin shumë.
Në stadin final, Tyson ishte zhytur në thellësi prej 15 metrash pa kafaz mbrojtës. Ai duhej ta kapte një peshkaqen dhe të përpiqej t’i shkaktonte ‘imobilitet tonik’ (ta bënte të palëvizshëm) – ndërsa kjo arrihet duke e kapur për hunde.
Boksieri kishte udhëtuar në Bahamas për këtë sfidë dhe sipas Bleacher Report, kishte punuar me shkencëtarët në mënyrë që të ndihej me komod me peshkaqenët
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.